UEFA po planifikon ndryshime të mëdha

Futboll

UEFA po planifikon ndryshime të mëdha

Më: 27 prill 2022 Në ora: 21:18
UEFA po planifikon ndryshime të mëdha

UEFA raportohet se po mendon të ndryshojë formatin e Ligës së Kampionëve.

Sipas “The Times”, shtëpia e futbollit evropian po shqyrton mundësinë që të organizojë një mini-turne ose “Final 4”.

Plani i UEFA-s thuhet se është që faza gjysmëfinale të zhvillohet vetëm me nga një ndeshje.

Gjysmëfinalja dhe finalja të zhvillohet në qytetin e njëjtë brenda një jave.

Klubet e mëdha evropiane thuhet se janë pro këtyre ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat