Risi në gjysmëfinale dhe në finale

Futboll

Risi në gjysmëfinale dhe në finale

Më: 28 prill 2022 Në ora: 11:09
Risi në gjysmëfinale dhe në finale

UEFA po e shikon mundësinë që ta ndryshojë formatin e Ligës së Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian synon ta bëjë më atraktive garën më të rëndësishme evropiane për klube.

“Times Sport” raporton se UEFA i ka përmendur disa pika, të cilat mund ta ndryshojnë formatin e kësaj gare.

Prej tyre është rregulli i ri që të mos ekzistojnë dy ndeshje vajtje-ardhje në gjysmëfinale të Championsit.

Gjysmëfinalja dhe finalja do të luheshin në të njëjtin qytet brenda një jave.

Formati “Final Four” do të përshtatej si një mini-turne.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubet e mëdha evropiane e mbështesin ndryshimin dhe e kanë përqafuar këtë ide.

Mbetet të shihet nëse UEFA vërtet do ta bëjë këtë ndryshim.

Këtë sezon, në gjysmëfinale janë duke luajtur Real Madridi me Manchester Cityn dhe Liverpooli me Villarrealin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat