Tafaj: Një statistikë na bën më të mirët

Futboll

Tafaj: Një statistikë na bën më të mirët

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:07
Tafaj: Një statistikë na bën më të mirët

Partizani kërkon të marrë maksimumin dhe ta mbyllë sezonin pa humbje ndaj Dinamos (2 fitore dhe 3 barazime sezonale). Derbi i kryeqytetit do të luhet të premten (16:45) në “Selman Stërmasi”, sfidë që duhet fituar për objektivin Europë.

“Duhet të shpresojmë që Kupën ta fitojë Laçi dhe të mbajmë vendin e katërt, por edhe vendi i katërt nuk është i sigurt. Të gjithë ndeshjet do të jenë finale për ne. Do të japim maksimumin dhe do të marrim maksimumin”, deklaroi zv trajneri Fatjon Tafaj në prononcimin për mediet.

40-vjeçari preku edhe tema të tjera, duke vlerësuar ekipin kundërshtar dhe duke pranuar se “Demat” kanë probleme në lidhje me pankinën dhe cilësinë në metrat e fundit.

“Nuk kemi arritur në atë pikë që po të humbim këtë ndeshje apo ta barazojmë, humbëm gjithçka. Është një ndeshje që duhet vlerësuar maksimalisht. Është fat i keq për kampionatin shqiptar që Dinamo ka arritur në këtë pikë. Për kualitetin e lojtarëve, emrin që ka dhe mënyrën e lojës, ata nuk e meritojnë të jenë në këtë renditje. Të gjithë ndeshjet janë të vështira, por nuk duam ta çojmë ndërmend që do marrim minimalen e pikëve në këtë ndeshje.

Stoli? Ky është një nga problemet që kemi në ekip, pasi dihet që lojtarët e stolit duhet të ndryshojnë ritmin e lojës, mënyrën dhe rezultatin e lojës. Ndoshta nuk e kemi atë kualitetin e lartë në pankinë, sidomos në pjesën ofensive. Nga statistikat që ne kemi, Partizani ka qenë një nga ekipet më të mira në tranzicionin pozitiv.

Vuajmë me ekipet që rreshtohen me 9-10 lojtarë mbrapa, pasi nuk e kemi kualitetin e duhur në 20 metrat e fundit për pasimin final, driblimin apo zgjidhjen individuale të situatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat