Vllaznia më e plotë para Skënderbeut

Futboll

Vllaznia më e plotë para Skënderbeut

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:19
Vllaznia më e plotë para Skënderbeut

Vllaznia luan të shtunën kundër Skënderbeut dhe në Shkodër nuk mendojnë rezultat tjetër veç fitores, që është detyrim për vetë objektivat e kuqebluve.

Ardit Krymi dhe Fahrudin Djurdjevic nuk mund të aktivizohen të shtunën, pasi u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen e fundit kundër Partizanit.

Gjithsesi ka edhe lajme të mirë për stafin teknik të Vllaznisë, pasi braziliani Victor Da Silva e ka lënë pas dëmtimin dhe është stërvitur me skuadrën.

Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Plori të shtunën dhe pa asnjë diskutim ky është një rikthim i rëndësishëm për formacionin e Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat