Caktohet data për ndeshjen e barazhit në Superligë, vendoset edhe për finalen e Kupës së Kosovës

Futboll

Caktohet data për ndeshjen e barazhit në Superligë, vendoset edhe për finalen e Kupës së Kosovës

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Kreu Ekzekutiv i Federatës ë Futbollit të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në krye me presidentin Agim Ademi, mbledhje kjo në të cilën u morën disa vendime të rëndësishme.

Në këtë mbledhje KE ka treguar përkrahje të plotë drejt futbollit të femrave, ku edhe mori vendim për themelimin e Ligës U13 në këtë kategori, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, u caktua edhe data e zhvillimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, e cila tani do të zhvillohet më 26 maj, kurse para kësaj finale do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës te femrat.

Po ashtu, u vendos edhe për datat e zhvillimit të ndeshjeve të barazhit në futbollin kosovar, ku më 28 maj do të zhvillohet ndeshja e barazhit në Superligë, kurse më 21 maj do të zhvillohet ndeshja e barazhit për Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat