Liga e Evropës/Leipzig e Frankfurt shënojnë fitore

Futboll

Liga e Evropës/Leipzig e Frankfurt shënojnë fitore

Më: 28 prill 2022 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës me disa rezultate tejet interesante, të vlefshme këto për takimet e para të fazës së gjysmëfinales.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, skuadra e RB Leipzig ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Rangers, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për skuadrën gjermane e shënoi mbrojtësi i krahut Angelino, i cili shënon në minutën e 85’ për rezultatin final 1:0.

Po ashtu, fitore sot ka shënuar edhe skuadra tjetër gjermane, Eintracht Frankfurt, e cila si mysafire e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 West Hamin.

Fillimisht, ishte Ansgar Knauff ai i cili gjeti golin i pari në këtë ndeshje, duke shënuar qysh në minutën e 1’ për ta kaluar Frankfurtin në epërsi prej 1:0.

Golin e barazimit West Hami e gjeti në minutën e 21’, ku sulmuesi Michael Antonio shënon për 1:0 pas asistimit të Kourt Zoumas.

Ndërkaq, golin e fitores për Eintracht Frankfurtin dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Daichi Kamada, i cili shënon në minutën e 54’ për rezultatin final 2:1.

Ndeshjet e kthimit mes West Ham e Eintracht Frankfurt dhe RB Leipzig e Rangers do të zhvillohen më datën 5 të muajit maj.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë:

RB Leipzig 1:0 Rangers

West Ham United 1:2 Eintracht Frankfurt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat