Ja si i kushton Realit qendërmbrojtësi gjerman

Futboll

Ja si i kushton Realit qendërmbrojtësi gjerman

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:08
Ja si i kushton Realit qendërmbrojtësi gjerman

Antonio Rudiger do t’i bashkohet Realit të Madridit. Klubi mbretëror dhe mbrojtësi gjerman tashmë e kanë arritur marrëveshjen.

Mungojnë vetëm disa detaje për transferimin zyrtar të mbrojtësit në Spanjë. Pas muajsh negociatash, ish-lojtari i Romës do të veshë fanellën e bardhë

. E përditshmja e njohur sportive “Marca” zbuloi sot në faqen e parë të gjitha shifrat e operacionit: 9 milionë euro pagë për lojtarin në sezon për 4 vite, plus 8 milionë në formë bonusesh. Përveç kësaj, Reali do të shpenzojë edhe 15 milionë euro komisione për menaxherët e lojarit.

Real Madridi do të investojë rreth 59 milionë euro deri në vitin 2026 për Rudigerin, i konsideruar nga drejtuesit e “Los Blancos” si një mundësi e mrekullueshme e merkatos.

Ai do të sjellë përvojë, centimetra dhe personalitet në repartin mbrojtës të skuadrës së Ancelottit. Përveç kësaj, konkurrenca do të rritet gjithashtu, duke “kërcënuar” statusin e emrave të tillë si Militao dhe Alaba. Në fakt, me afrimin e Ridigerit në “Bernabeu”, austriaku mund të kthehet në rolin e tij të preferuar në krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat