UEFA dënon klubet evropiane, për shkak të tifozëve

Futboll

UEFA dënon klubet evropiane, për shkak të tifozëve

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:21
UEFA dënon klubet evropiane, për shkak të tifozëve

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka nisur me dënime financiare ndaj disa klubeve evropiane,  për sjellje të pahijshme të tifozëve të tyre në garat e Ligës së Kampionëve, Ligën Evropa dhe asaj të Konferencave.

I pari në listë ishte Man. Junajted me një shumë prej 10 mijë euro, pasi tifozët hodhën shishe drejt trajnerit të Atletiko Madridit, Diego Simeone.

Përveç Junajtedit, një tjetër klub anglez është gjobitur. Bëhet fjalë për Liverpullin me të njëjtën shumë, pasi fillimi i duelit me Benfikën u vonua.

Renxhers mori gjobën më të rëndë, pasi me një shfaqje piroteknike kontribuan në vonesën e duelit me Bragën dhe klubi do të paguajë 46.250 euro.

Gallatasarai nga Turqia është sanksionuar me mbylljen e një pjese të tribunave për ndeshjet e ardhshme evropiane, si dhe me dy vite dënim me kusht, pasi tifozët e tij hodhën shishe dhe gota në duelin me Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat