Shkupi synon fitore në Shtip

Futboll

Shkupi synon fitore në Shtip

Më: 29 prill 2022 Në ora: 17:01
Shkupi synon fitore në Shtip

Pas fitores së fundit me rezultat 0:2 ndaj Renovës, FC Shkupi dhe zyrtarisht është shpallur kampion i Maqedonisë së Veriut.

Të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive ku nesër në Shtip do të përballen me skuadrën e Bregalnicës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 29-të LPFMV-së.

Shkupi me Bregalnicën, u përballën dy herë në këtë sezon,në ndeshjen e parë barazuam pa gola 0:0, ndërsa ndeshja e dytë në Çair u mbyll me një fitore 5:0 për skuadrën shkupjane.

Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen e Shkupit foli Kristijan Trapanovski.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje si për të gjithë ndeshjet tjera në mënyrë profesionale edhe pse tani më jemi shpallur kampion. Sigurisht që skuadrën e Bregalnicës e respektojmë, por përseri mendoj që ndeshja do të varet nga ne. Ne do të japim më të mirën tonë për ti fituar gjithë ndeshjet e ngelura, duke filluar nga dita e shtunë kundër Bregalnicës.”, tha Trapanovski. 

Skuadra e Bregalnicës renditet në pozitën e 5-të në tabelë me gjithsej 39 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar një disfatë nga Akademija Pandev, dhe dy barazime kundër Makedonija Gj.P, dhe Shkëndijës.

Ndeshja Bregallnica – Shkupi do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00 në qytetin e Shtipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat