Dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Futboll

Dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Më: 30 prill 2022 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

BKT Superliga e Kosovës në futboll do të vijojë edhe sot me javën e 32-të.

Për të shtunën janë paraparë dy ndeshje të cilat do të fillojnë në orën 15:00.

Ulpiana do ta presë Gjilanin, ndërsa Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Ulpiana vazhdon të jetë tejet e rrezikuar për të rënë nga kategoria, me vetëm 24 pikë të grumbulluara gjatë tërë sezonit, ndërsa Gjilani, pas dy humbjeve radhazi do të tentojë këndelljen pikërisht ndaj skuadrës nga Lipjani.

Ndeshja tjetër në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit mund të cilësohet si derbi i mesit të tabelës me të dyja skuadrat që mbajnë pozitat 5 dhe 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat