Lojtari anglez nuk grumbullohet për sfidën e ardhshme

Futboll

Lojtari anglez nuk grumbullohet për sfidën e ardhshme

Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:00
Lojtari anglez nuk grumbullohet për sfidën e ardhshme

Ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë! Mesfushori Mark Shelton, i cili aktivizohet me skuadrën e ligës së katërt në Angli, Hartëllpulit ka pësuar dëmtimin më qesharak.

25-vjeçari britanik është dëmtuar kur ka marrë pastruesin e pambukut për të pastruar brendësinë e veshit të tij dhe aty është dëmtuar për të shkuar me urgjencë në spitalin më të afërt.

Asgjë serioze, por marramendja nuk e lejoi të merrte pjesë ku Hartëllpuli do të sfidojë në ndeshjen e parafundit të sezonit ndaj Skunthorpes.

Me siguri ky është një ndër dëmtimet më të çuditshme dhe qesharake në futboll, saqë menjëherë ky lajm u bë viral në rrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat