Largimi i Dybalas i hap rrugë

Futboll

Largimi i Dybalas i hap rrugë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 11:47
Largimi i Dybalas i hap rrugë

Juventusi sigurisht që do të kërkojë që të zëvendësojë Paulo Dybala në merkaton e kësaj vere, por nuk do t’ia japë afrimit të ri të mundshëm numrin 10.

Nga burime pranë klubit bardhezi nënvizohet se fanella me më shumë peshë do t’i kalojë Federiko Kiezës.

Fenomeni italian, i cili ka nisur fazën rehabilituese pas operacionit të vështirë në ligamentet e gjurit, do të jetë njeriu që do të ketë nderin dhe përgjegjësinë për të mbajtur fanellën e cila në të kaluarën u përkiste legjendave si Platini, Baxho, Del Piero, Tevez apo edhe Pogba.

Kjo zgjedhje nga ana e Juventusit ka qenë një vendim i lidhur edhe me dëshirën e madhe të shprehur nga ultrasit bardhezi, të cilët po e presin me padurim rikthimin në fushë të heroit të Italisë në “Euro 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat