Hidhet shorti i fazës play-off, mësoni çiftet dhe datat

Futboll

Hidhet shorti i fazës play-off, mësoni çiftet dhe datat

Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:04
Hidhet shorti i fazës play-off, mësoni çiftet dhe datat

Është hedhur sot në ambientet e Shtëpisë së Futbollit shorti i fazës play-off të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, që organizohet për të dytin edicion nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shorti i drejtua nga Drejtori i Sektorit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të skuadrave të kualifikuara deri në këtë fazë. Kampionati ka hyrë kështu në fazën vendimtare me ekipet më të mira në të gjitha zonat që do të përballen mes tyre për të përzgjedhur edhe kampionen kombëtare.

Në këtë fazë janë përfshirë 32 skuadra, ku Tirana përfaqësohet me 3 skuadrat e para të çdo grupi, Durrësi me dy skuadrat e para të çdo grupi, ndërsa zonat e tjera përfaqësohen me ekipet e renditura në vendin e parë në çdo grup.

Më konkretisht zona e Tiranës përfaqësohet me 18 skuadra, zona e Durrësit me 4 skuadra, zona e Elbasanit me 2 skuadra, zona e Cërrikut me 2 skuadra, zona e Shkodrës me 2 skuadra dhe zona e Korçës me 2 skuadra.

Shorti ka përcaktuar 15 çiftet e kësaj faze si edhe përballjet e fazës tjetër të 1/8-ve, ndërkohë që vetëm ekipi Çamëria kalon direkt në fazën tjetër. Ndeshjet e kësaj faze do të nisin me datë 3 maj dhe do të luhet më datat 4, 5 dhe 6 maj.

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5 / Faza pay-off 1/16

Data 03.05.2022

FJT– Lorenco Shpk ora 21:00       (Kalçeto Euro Drini Durrës)

Data 04.05.2022

ks1- Sovjan                                      (East Park 18:00 )

Armata Veriut – Select                   (East Park 19:00)

Beautiful Albania – Panthers        (East Park ora 20 : 00)

Data 05.05.2022

Air Albania – Kuqan                        (Xon Kulla ora 18:00)

Kalaja – Holle Team                        (Xon Kulla ora 19:00)

Çermenika – Julton                           (Skënder Halili ora 19:00)

ATS – Dajti                                        (Skënder Halili ora 20:00 )

Genius – Vivi la vita                         (Ardeno kompleksi Spartak 18:00)

Albrail – Prestige B                          (Ardeno kompleksi Spartak ora 19:00)

Data 06.05.2022

Sony ad – Prestige                        (East Park ora 19:00)

Kalçeto Ademi – Provinca            (East Park  ora 20:00)

Tirana 5×5 – Black Eagles              (East park 21:00)

AMG Plan Studio – Kulla 90         (Skënder Halili  20:00)

Shalsi – Nova                                  (Skënder Halili 21:00)

Faza play-off 1/8

Kalaja – Holle Team / Armata Veriut – Select   vs    AMG Plan Studio – Kulla 90 / Genius – Vivi la vita

Sony AD – Prestige / KS1- Sovjan               vs            FJT – Lorenco Shpk / Çermenika – Julton

Çamëria /ATS – Dajti             vs     Tirana 5×5 – Black Eagles / Kalçeto Ademi – Provinca

Albrail – Prestige B / Beautiful Albania – Panthers   vs  Air Albania – Kuqan / Shalsi – Nova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat