Ancelotti: Rekordi? Më mbush me krenari

Futboll

Ancelotti: Rekordi? Më mbush me krenari

Më: 30 prill 2022 Në ora: 18:58
Ancelotti: Rekordi? Më mbush me krenari

Është trajneri i vetëm që ka fituar titullin kampionë pesë ligat kryesore të Evropës. Carlo Ancelotti, tepër I emocionuar pas shpalljes zyrtarisht kampion të Realit, tha se është momenti për të festuar:

“Shumë emocione. Ne kemi arritur një objektiv. Sezoni ka qenë spektakolar, patëm vazhdimësi gjatë gjithë sezonit. Më duhet të falënderoj lojtarët për punën dhe qëndrimin e tyre. Sot duhet të festojmë, jo të flasim, dua të festoj”.

Triumfi në pesë ligat kryesore: “Më mbush me krenari. Mund të them se më pëlqen ajo që bëj. Do të thotë se kam bërë mjaft mirë. Jam krenar. Dua të vazhdoj të fitoj trofe me Realin e Madridit”.

Sfida me Manchester City-n: “Urime lojtarëve, shihemi të mërkurën. Po u them tifozëve se na duhet kjo atmosferë të mërkurën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat