Besa për turp, Trepça fiton pikët e shpresës 

Futboll

Besa për turp, Trepça fiton pikët e shpresës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2022 Në ora: 19:09
Pamje nga ndeshja Vëllaznimi - Besa

Besa e Pejës është për turp, një klub me traditë të madhe, të bie në pozitën e fundit dhe  është në rrezik të madh të largohet në ligën e dytë (kategoria e tretë).

Besa sot mposhtet në Gjakovë ne rezultat 4:2 nga Vëllaznimi i Gjakovë.

Në dy javët e fundit mbetet të shihet se a do të shpëtojë apo do të bie në ligën e dytë, çka do të ishte turpi më i madh për një klub me histori. 

Trepça që po noton në ujëra të turbullta sot ka shënuar fitore me çyk të zorit, me rezultat 1:0 ndaj Phoniex, me shpresë të ikë nga pozita e barazhit apo edhe largimi nga liga. Një klub me traditë të madhe e tani për faqe të zezë, po luftojnë për mbetje në ligë. 

Renditja pas javës së 25-të në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A: Trepça '89 kryeson me 54 pikë, pasojnë Liria 42, Vëllaznimi 35, A&N 33, Rahoveci 33, Phoniex 32, Istogu 29, Trepça 29, Drenasi 28 dhe Besa 25 pikë.  

Rezultatet

Vellaznimi - Besa 4:2
Istogu - Liria             0:0
Rahoveci  - Drenasi. 2:1
A@N – Trepca ‘89        1:2
Trepça - Phoenix           1:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat