Pas titullit në La Liga e pyesin për Mbappen, ja përgjigja e Ancelottit

Futboll

Pas titullit në La Liga e pyesin për Mbappen, ja përgjigja e Ancelottit

Më: 30 prill 2022 Në ora: 20:45
Pas titullit në La Liga e pyesin për Mbappen, ja përgjigja e Ancelottit

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka fituar titullin e 35 në histori të La Ligas, pasi që u shpall sot kampion i sezonit 2021/22.

Katër ndeshje pa përfunduar sezoni, në kuotën e 81 pikëve Real Madridi u shpall kampion pas fitores së sotme 4:0 kundër Espanyolit.

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i skuadrës Carlo Ancelotti, i cili u shpreh tejet i lumtur, ndërkaq edhe në konferencën e sotme nuk munguan pyetjet për yllin francez Kylian Mbappe.

Ancelotti la një pikë shprese për tifozët madrilenë në garën për nënshkrimin e Mbappes, por refuzoi që të jep ndonjë detaj shtesë.

“Mbappe te Real Madridi? Me këtë klub, me këtë president, e ardhmja veçse është e shkruar”, tha Ancelotti.

I pyetur nëse kjo do të thotë që Mbappe do të transferohet, Ancelotti u përgjigj: “Unë nuk e thash atë gjë”.

Po ashtu, trajneri italian Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në histori të futbollit që arrin të fitojë çdo titull në Top 5 ligat më të mira evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat