Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Futboll

Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës

Më: 1 maj 2022 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros 32 në Superligën e Kosovës.

Drita do të jetë nikoqir i Drenicës, Malisheva mysafire e Feronikelit, ndërsa Ballkani udhëton në Podujevë te Llapi.

Ndeshje interesante pritet të jetë në mes Dritës dhe Drenicës, njëri ekip kërkon pikët e plota për të marrë pozitën e dytë, tjetri kërkon fitore për t`i ikur barazhit.

Malisheva momentalisht gjendet në vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon në barazh, andaj i duhet fitorja ndaj Feronikelit ekip që tashmë ka rënë nga Superliga e Kosovës.

Ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes Llapit dhe Ballkanit.

Ekipi nga Suhareka do kërkojë fitoren pasi duan të shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit, ndërsa Llapi gjendet në një pozitë mjaft të mirë, në vendin e katërt në tabelë.

Të tri këto ndeshje do të zhvillohen sot me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat