Vllaznia, një hap larg titullit kampion

Futboll

Vllaznia, një hap larg titullit kampion

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:09
Vllaznia, një hap larg titullit kampion

Kampionati i femrave ka luajtur këtë të shtunë të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 20-të.

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i kampionatit, ekipi i Vllaznisë është një hap larg titullit të nëntë kampion në futbollin e femrave. Ekipi shkodran do të luante ditën e sotme ndaj Tiranës, por ekipi bardheblu nuk ka udhëtuar drejt veriut, duke humbur në tavolinë ndeshjen dhe duke i dhuruar kështu tre pikët Vllaznisë, që në dy ndeshjet e radhës do të luajë ndaj Partizanit e Skënderbeut.

Nga ana tjetër, Apolonia ka shkatërruar me rezultatin 17-0 Lushnjen, një sfidë kjo totalisht e dominuar nga fieraket, të cilat ngjiten në vendin e dytë, në kuotën e 44 pikëve.

Në ndeshjet e tjera të javës së 20-të, Partizani mundi Tirana AS në derbin e kryeqytetit. Të kuqet fituan me shifrat e thella 8-0, duke siguruar kështu një tre pikësh shumë të rëndësishëm që i mban aktualisht në vendin e katërt në renditje.

Murlani mposhti në shtëpi me rezultatin 4-0 skuadrën e Skënderbeut, ndërsa një tjetër sfidë emocionuese u zhvillua në Shkodër mes Atletik Club – KF Teuta, që përfundoi me fitoren e verioreve, 4-3.

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 20-të:

Vllaznia 3-0 Tirana *

Apolonia 17-0 Lushnja

Tirana AS 0-8 Partizani

Atletik Club 4-3 Teuta

Murlani 4-0 Skënderbeu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat