Sarri flet për njeriun e polemikave me tifozët

Futboll

Sarri flet për njeriun e polemikave me tifozët

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:14
Sarri flet për njeriun e polemikave me tifozët

Françesko Açerbi është njeriu më i përfolur për momentin te Lacio. Një javë më parë u vu në shënjestër nga tifozët bardhekaltër për gjestin e kryer në fund të sfidës kundër Milanit. Kuqezinjtë shënuan në sekondat e fundit golin e fitores dhe mbrojtësi italian dukej i lumtur në fushën e lojës. Buzëqeshje e tij, ngrysi fytyrat e tifozëve kryeqytetas.

Por mbrëmë u mundua të shlyente sado pak fajin e tij, duke shënuar golin e fitores 3-4 kundër Specias.

Sarri ka zbuluar në konferencën pas ndeshjes se të gjithë shokët e ekipit e kanë përgëzuar në dhomën e zhveshjes, ndërsa ka shtuar se do të dëshironte që konflikti i tij me tifozët të përfundonte sa më shpejt.

“Në dhomën e zhveshjes shokët e tij të skuadrës i kanë kënduar në kor, unë nuk fola me të.

E rëndësishme ishte të shënonte, Françesko e bëri dhe kjo është mirë.

Ka një polemikë me tifozët. Dhe më vjen keq, ai është një djalë që punon dhe zbaton.

Shpresoj të jetë diçka e destinuar për të përfunduar. Të shohësh sektorin e të ftuarve të plotë është bukur, kur fansat e bëjnë veten të dëgjohen është ndryshe”, ka thënë Mauricio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat