Chelsea dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Jamesit

Futboll

Chelsea dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Jamesit

Më: 1 maj 2022 Në ora: 19:07
Chelsea dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Jamesit

Chelsea raportohet se po planifikon t’i ofrojë kontratë të re Reece Jamesit.

Kontrata e reprezentuesit anglez me “Blutë” skadon në vitin 2025, por klubi nga Londra thuhet se e ka prioritet rinovimin e kontratës me të.

Sipas “90 min”, Chelsea dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Jamesit, pasi frikësohet se ai mund të joshet për transferim diku tjetër.

Së fundi është raportuar se Real Madridi ka shprehur interesim për 22-vjeçarin.

Chelsea do të fillojë bisedimet për kontratë të re me Jamesin pasi klub të bëhet me pronar të ri.

Reece James është një prej futbollistëve kryesorë te skuadra nga “Stamford Bridge”.

Ai ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat