Marcelo afër rinovimit të kontratës me Realin

Futboll

Marcelo afër rinovimit të kontratës me Realin

Më: 2 maj 2022 Në ora: 19:12
Marcelo

Marcelo raportohet se do të mbetet te Real Madridi edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Marca”, palët janë në bisedime për rinovim të kontratës, pasi dëshira e brazilianit është që karrierën ta mbyll te “Los Blancos”.

Kontrata aktuale e 33-vjeçarit skadon më 30 qershor të këtij viti.

Marcelo është pjese e Real Madridit që nga viti 2007, kur ai ishte transferuar nga skuadra braziliane, Fluminense.

Mbrojtësi i krahut të majtë në “Santiago Bernabe” ishte transferuar për 6.50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat