Chelsea ia cakton çmimin Lukakus

Futboll

Chelsea ia cakton çmimin Lukakus

Më: 3 maj 2022 Në ora: 00:30
Romelu Lukaku

Chelsea ia cakton çmimin Lukakut, i cili pritet të largohet në afatin kalimtar të verës 

Romelu Lukaku pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe klubi i Chelseat tani raportohet se është i gatshëm për ta lejuar largimin e sulmuesit belg.

Sipas “Sky Sports News”, klubi nga Londra është duke kërkuar 75 milionë euro për shitjen e Lukakut.

28-vjeçari u transferua në vitin e kaluar në “Stamford Bridge” nga Interi për 113 milionë euro.

Ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Interi dhe Paris Saint-Germaini besohet se janë klubet më të interesuara për transferimin e Lukakut gjatë afatit kalimtar të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat