Batatina: Llapi synon katër përforcime në merkaton verore

Futboll

Batatina: Llapi synon katër përforcime në merkaton verore

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:39
Batatina: Llapi synon katër përforcime në merkaton verore

Skuadra e Llapit nga Podujeva është njëra nga skuadrat e cila do të luaj ndeshje në gara të Konferencë Ligë pasi tashmë ka siguruar pozitën e katër në renditjen tabelare në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i skuadrës llapjane,Tahir Batatina ka treguar se tashmë ka filluar të piketoj katër përforcimet që i duhen skuadrës për të pasur rezultate edhe në garat e Konferencë Ligë.

“Ne do të përforcojmë skuadrën me katër futbollist.Kemi filluar bisedimet dhe sigurisht janë futbollist jashtë Kosovës.

Ndërsa për lojtar që luajnë në Kosovë,marrëveshjet synoj t’i bëjë pasi të përfundoj kampionati.Jemi në bisedime me dy futbollist tejet cilësor që do të vijnë nga jashtë”, - ka deklaruar traineri i skuadrës së Llapit,Tahir Batatina në Kanal 10.

Llapi do të luaj edhe në finale të Kupës së Kosovës me skuadrën e Dritës dhe do të synoj të mbrojë prap suksesin e vitit të kaluar pasi janë fitues të Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat