Real Madrid ia vështirëson punën Leonardos

Futboll

Real Madrid ia vështirëson punën Leonardos

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:57
Real Madrid ia vështirëson punën Leonardos

Real Madrid dhe Casemiro do t’i ndajnë rrugët këtë verë, ose të paktën kështu raportojnë mediet braziliane, gjë e cila mund të shfrytëzohet nga Paris Saint-Germain, që prej kohësh ka shfaqur interes për mesfushorin.

Megjithatë së fundmi drejtori sportiv i PSG-së, Leondardo duket se ka marrë një lajm jo shumë të mirë. Kjo pasi Reali nuk pranon “ndarjen” nga braziliani për më pak se 50 milionë euro.

Këtë verë PSG-ja po planifikon ndryshime të mëdha, pas zhgënjimit nga eliminimi nga Champions League në raundin e 1/16-ave nga Real Madridi.

Te parizienët priten përforcime të konsiderueshme sidomos në mesfushë ku po ndiqen me vëmendje emra si Paul Pogba, Aurelien Tchouameni dhe Sergej Milinkovic Savic. Megjithatë PSG-ja është shumë e vëmendshme kur bëhet fjalë për Casemiron.

Mesfushori nuk e do largimin nga madrilenët, 30-vjeçari që dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, me kontratën që zgjat deri në 2025-ën dhe çmimin e vendosur kjo gjë duket se do mbetet dilemë deri në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat