Gramozi, djali i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, ka shkruar disa rreshta për 6 vjetorin e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.
Ai ndihet krenar me punën dhe veprat e babait të tij, të ndjerit Fadil Vokrri, i cili ka qenë president i FFK-së kur u pranua FFK në UEFA e FIFA.
“3 Maj 2016 – Budapest! Datë e shënuar në histori.
Një moment i mbushur me nder dhe krenari që duhet të na shërbej për ti mbrojtur dhe lartësuar vlerat e futbollit.
Një moment që duhet të na frymëzoj për të punuar me entuziazëm, transparencë dhe ndershmëri për të ardhmen.
Urime të gjithëve 6 vjetorin e pranimit në UEFA”, ka shkruar Gramozi në profilin e tij në facebook.