Muller e vazhdon kontratën me Bayernin

Futboll

Muller e vazhdon kontratën me Bayernin

Më: 3 maj 2022 Në ora: 14:47
Muller e vazhdon kontratën me Bayernin

Thomas Müller e ka nënshkruar një kontratë të re me Bayern Munichun.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

32 vjeçari kishte kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023, ndërsa ajo i është vazhduar për një vit, deri më 2024.

“Thomas Muller është një ikonë i cili e ka fanellën e klubit në zemrën e tij. Bayerni ka qenë gjithmonë i karakterizuar me kontinuitet dhe jemi të nderuar që e kemi vazhduar kontratën me një lojtar të rëndësishëm. Ai është një lojtar lider, i cili është një karakter i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes me personalitetin e tij”, ka thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn.

“Ju nuk mund ta imagjinoni Thomas Mullerin pa Bayernin, e as Bayernin pas Thomas Mullerin”, ka shtuar anëtari i bordit për sport, Hasan Salihamixhiq.

“Kjo është arsyeja se përse ne jemi të lumtur që Thomas e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2024. Thomas është lider, i uritur për sukses dhe një rol model brenda dhe jashtë fushës, i cili e përfaqëson Bayernin më mirë se çdokush tjetër”, shtoi Salihamixhiq.

Müller e ka kaluar krejt karrierën në Bayern duke i zhvilluar 624 paraqitje dhe i ka realizuar 226 gola dhe i ka bërë 242 asistime.

“Jam i lumtur që e vazhdova kontratën me Bayernin deri në vitin 2024. Rrugëtimi që e kemi nisur në vitin 2000, kur isha pjesë e akademisë së Bayernit, ka qenë një histori e suksesshme suksesi deri tash.

Më ka dhënë krenari të papërshkrueshme të rritesha me këto ngjyra të kuqe, brenda dhe jashtë fushës, edhe pse ngjyra e fytyrës ndryshon vit pas viti. Sidoqoftë, le të shkojmë përpara së bashku”, u shpreh përfaqësuesi gjerman, i cili ka fituar gjithçka deri tash me Bayernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat