De Bruyne: Real dhe City shumë ofensivë

Futboll

De Bruyne: Real dhe City shumë ofensivë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 16:12
De Bruyne: Real dhe City shumë ofensivë

Manchester City do të udhëtojë në “Santiago Bernabeu” për t’u përballur me Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00.

Përballja e parë mes “Loc Blancos” dhe “Qytetarëve” ka përfunduar me shifrat 4-3 në favor të të besuarve të Pep Guardiolës.

Në prag të kësaj sfide ka dalë në konferencë për shtyp mesfushori belg i citizenëve, Kevin De Bruyne.

“Real dhe City janë dy klube shumë ofensive, do të jetë një sfidë e ndryshme nga e para. Si lojtar dua gjithmonë të fitoj trofe. Prej vitesh po luftojmë për këtë objektiv, Champions është një trofe ku ka shumë kualitet prandaj është shumë e vështirë ta fitosh. Unë dua të fitoj të gjithë trofetë që mundem, është një detyrë e vështirë, por dua shumë që të fitoj Champions League”.

GJYSMËFINALJA E VITIT 2026- “Mendoj se tani jemi në një formë më të mirë. Më kujtohet ajo sfidë, mbyllja jonë e sezonit nuk ishte e mirë. Humbëm 1-0 me një autogol dhe ishte një sfidë vërtetë e mërzitshme. Tani luajmë shumë më mirë dhe kemi më shumë eksperiencë”.

Më ka ndihmuar të bëj progres në shumë aspekte, por është e vështirë të them se mund të përmirësohesha kështu edhe me trajnerë të tjerë. Të kesh sukses është fantastike, por lojtarët punojnë gjithmonë shumë. Nëse nuk punojmë atëherë nuk mund të përmirësohemi.

Është një kombinim, është një trajner që luan në një mënyrë që dhe mua më pëlqen shumë dhe kjo gjë na ndihmon. Kam luajtur shumicën e kohës në të njëjtin pozicion, por në mënyra të ndryshme, ndonjëherë më në thellësi, më i tërhequr, më në qendër. Kudo ku skuadra ka pasur nevojë, dua të ndihmoj në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Nëse luajmë si ndeshjen e parë, kemi potencialin për t’i treguar se jemi ne më të mirët. Të gjithë duan të shohin ndeshjen, do të jetë një sfidë e madhe. Do të japim maksimumin për të fluturuar në drejtim të Parisit”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat