Reagon për herë të parë Cristiano Ronaldo

Futboll

Reagon për herë të parë Cristiano Ronaldo

Më: 3 maj 2022 Në ora: 17:38
Reagon për herë të parë Cristiano Ronaldo

Përshëndetja e Cristiano Ronaldos me tifozët e Manchester United në ndeshjen e fundit në “Old Trafford” për këtë sezon të “Djajve të Kuq”, të cilën e fituan me rezultatin 3-0 ndaj Brentford të hënën në mbrëmje, i bëri të gjithë të besojnë se ajo ishte shenja e lamtumirës.

Në media është aluduar se portugezi do të largohet nga Manchester United këtë verë për faktin se klubi i tij nuk siguroi dot pjesëmarrjen në Champions League.

Ndërsa është edhe një sezon tjetër nën kontratë me “Djajtë e Kuq”, sulmuesi ka reaguar në “Instagram” për të qetësuar mbështetësit e United.

“Edhe njëherë mbështetje e madhe nga tribuna. Le të shfrytëzojmë këtë mundësi të ndeshjes sonë të fundit të sezonit në ‘Old Trafford’ për të falenderuar mbështetësit tanë të mrekullueshëm, të cilët duruan një sezon të vështirë pranë nesh dhe nuk na braktisën kurrë.

Faleminderit djema, mbështetja juaj do të thotë bota për ne dhe qëllimi ynë është të bëhemi më të mirë çdo ditë, në mënyrë që të arrijmë atë që të gjithë duam: Lavdi. Të bashkuar.”-shkruan Cristiano Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat