Ja rivalët e mundshëm të Tiranës në short për bardheblutë

Futboll

Ja rivalët e mundshëm të Tiranës në short për bardheblutë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:13
Ja rivalët e mundshëm të Tiranës në short për bardheblutë

Me rastin e fitimit të kampionatit shqiptar në maj 2022, Tirana nuk do të vendoset në vazon e favoriteve raundin e parë kualifikues të Champions League 2022-2023. Arsyeja është e thjeshtë. Shumë kampionë apo liderë në ligat e tyre që luajnë në Europë kanë koeficient më të mirë.

Tirana së fundmi ka garuar në arenën ndërkombëtare para dy vjetësh në sezonin 2021/2022, e ka koeficientin 2.75 dhe me llogaritjen e thjeshtë është në vazon e dobët. Në vendin e 207- të të renditjes së UEFA-s, Laçi me koeficient gjashtë.

Për momentin, vazoja e jofavoritëve është pothuajse e mbushur. Te skuadrat e forta apo vazoja e favoriteve aktualisht janë konfirmuar ekipet: Malmo, Bodo/ Glimt, HJK Helsinki dhe The Neë Saints. Kampione kanë dalë edhe skuadra të tjera si Zalgiris Vilnius, Shamrock Rovers, Shakhtior Saligorsk, KI Klaksvik, Tobol Kustanai dhe RFS Riga.

Po kështu do të ketë skuadra të forta. Shans për Tiranën janë vetë dy ekipe. Bëhet fjalë për Linkolnin e Gjibraltarit apo kampionia e Luksemburgut. Nga të gjitha skuadrat vetëmkampionia e Greqisë, Kroacisë, Rumanisë nuk janë vendosur nëvazon e më të mirëve.

Nga anatjetër të papërcaktuara janë kampionet e Izraelit, Azerbajxhanit, Sllovenisë. Në tabelën e skuadrave të fortave dhe të dobëtavenuk janë caktuar ende Shamrok Rovers dhe Linfield Belfast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat