Disa tifozë të Kukësit e shohin nga çatia e shtëpisë

Futboll

Disa tifozë të Kukësit e shohin nga çatia e shtëpisë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 18:57
Disa tifozë të Kukësit e shohin nga çatia e shtëpisë

Kukës Arena është tejmbushur për herë të dytë, në dy ndeshjet e tij të para.

Fillimisht në atë sfidë inauguruese kundër Laçit, teksa pak persona kishin dyshime nëse kjo arenë do të kishte shumë të pranishëm. Por edhe në përballjen e sotme ndaj Partizanit, atje ku po zhvillohet një finale për një biletë europiane, shumë tifozë kanë shkuar në stadium për të mbështetur verilindorët në Kukës Arena.

Megjithatë kamerat kanë fokusuar një moment të veçantë teksa disa tifozë kishin zgjedhur që të hipnin mbi çatinë e shtëpisë që ndodhet sipër tribunës së tifozëve të stadiumit.

Një mënyrë origjinale për të mos paguar biletën dhe për ta parë po njësoj një përballje me kaq peshë. Me siguri që këta tifozë e kanë “biletën e përjetshme” për të parë verilindorët pa qenë e nevojshme për të shkuar në impiantin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat