Agjenti i sulmuesit të Interit qetëson tifozët

Futboll

Agjenti i sulmuesit të Interit qetëson tifozët

Më: 3 maj 2022 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Tifozët e Interit duhet të qetësohen, pasi Lautaro Martinez vështirë se do të largohet nga  kampionët e Italisë. Të paktën kështu shprehet agjenti i futbollistit në Radio Colonia, Alejandro Camano.

Camano thotë se argjentinasi është i lumtur në Milano.

“Nuk po presim ose nuk po kërkojmë një transferim. Ai është i lumtur tek Interi. Qyteti është i mrekullueshëm. Mendojmë vetëm për Interin. Lautaro do të na japë shumë gëzime në vitet e ardhshme, kudo që të shkojë do të jetë një argëtues për publikun.Vjen nga një skuadër shumë e mirë si Racing, ka vuajtur dhe tashmë është i lumtur” – tha ai.

Martinez ka shënuar 17 gola në 32 ndeshje. Ky është sezoni i tij i katërt te Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat