​Paulo Dybala pajtohet për kalimin të Interi

Futboll

​Paulo Dybala pajtohet për kalimin të Interi

Më: 4 maj 2022 Në ora: 10:02
​Paulo Dybala pajtohet për kalimin të Interi

Paulo Dybala pritet të jetë përforcimi i parë i madh i Interit për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi, i cili po largohet nga Juventus si një transferim i lirë, raportohet se është në prag të pranimit të ofertës së “Nerazzurrëve”, të cilët kanë propozuar një kontratë katërvjeçare me gjashtë milionë euro plus bonuse në sezon për lojtarin.

Takimi vendimtar, siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, do të ishte zhvilluar javën e kaluar, me drejtuesit e Interit që mësohet se ia kan propozuar ofertën zyrtare agjentit të “La Joyas”.

Me blerjen e Dybalas, Interi do të largojë lojtarë si Vecino, Sanchez dhe ndoshta edhe Vidal dhe de Vrij. Nga një këndvështrim teknik, Inzaghi do të ishte i lumtur të kishte në dispozicion një lojtar si argjentinasi, i cili do të sillte gola dhe asistime.

Natyrisht, negociatat do të mbyllen vetëm në fund të sezonit ose, të paktën, jo para finales së Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit të planifikuar për javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat