Giroud tregon sekretin 11-vjeçar

Futboll

Giroud tregon sekretin 11-vjeçar

Më: 4 maj 2022 Në ora: 14:13
Giroud tregon sekretin 11-vjeçar

Oliver Giroud ishte një transferim i goditur nga ana e Milanit, teksa francezi po jep një ndihmë të madhe në ecurinë drejt titullit kampion.

Sulmuesi i kuqezinjve ka zbuluar së fundmi për herë të parë një sekret që e ka mbajtur të fshehtë për mediat për 11 vite.

Giroud pranon se ka probleme me shikimin dhe detyrohet të mbajë syze ose lente. Problemet kanë nisur që në vitin 2011, kur edhe vete okulsiti kishte mbetur i habitur me shikimin e tij të dobët.

“Unë mbaj syze që nga viti 2011, e pranoj tani këtu për herë të parë në jetën time. Nuk kisha syze në sezonin tim të parë me Montpellier.

Shkova te një okulist i cili më pyeti se si ishte e mundur të shënosh gola me shikim kaq të dobët, ndaj më këshilloi të mbaj lentet.

Qesharake, pasi fituam kampionatin në sezonin e dytë, dhe unë isha golashënuesi më i mirë falë mjekut okulist dhe këshillave të tij”, ka pranuar Oliver Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat