Ja si rreshtohen Tirana dhe Teuta

Futboll

Ja si rreshtohen Tirana dhe Teuta

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:03
Ja si rreshtohen Tirana dhe Teuta

Tirana pret në stadiumin “Selman Stërmasi” Teutën duelin e javës së 32-të të “Abissnet Superiore”, me bardheblutë që kërkojnë të sigurojnë matematikisht titullin kampion.

Një fitore nga skuadra e drejtuar nga Orges Shehi do ta shpallte Tiranën automatikisht kampion të Shqipërisë, duke mos e parë rezultatin në sfidën e Rrogozhinës midis Egnatias dhe Laçit.

Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, kërkojnë të shmangin mbijetesën. Fitorja me Kukësin i dha shpresë ekipit të Renato Arapit dhe kjo e bën atë të ëndërrojë dhe për Europën, edhe pse shihet si një mision i pamundur.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Gjumsi, Pergjoni, Seferi.

Trajner: Orges Shehi

TEUTA: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Jazxhi, Kotobelli, Daja, Aleksi, Daci, Peposhi, Vila, Hebaj.

Trajner: Renato Arapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat