Forlan: Do të ishte një goditje e mrekullueshme

Futboll

Forlan: Do të ishte një goditje e mrekullueshme

Më: 4 maj 2022 Në ora: 16:21
Forlan: Do të ishte një goditje e mrekullueshme

Diego Forlan shpreson që bashkatdhetari i tij Darëin Nunez të transferohet te ish-skuadra e tij, Manchester United në merkaton e kësaj vere.

Sulmuesi i Benfica-s po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm dhe për të interesohen pothuajse të gjithë klubet e mëdha të Europës. Mes tyre janë edhe Djajtë e Kuq.

“Mendoj se Darëin është një lojtar shumë i mirë, një djalë shumë i mirë. Luan shumë mirë te Benfica, pon zhvillon një sezon të madh”, ka thënë Forlan për Breaking the Lines.

“Edhe në Champions League, ku ka shënuar gjashtë gola, ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Është një djalosh i ri me shumë potencial dhe mund të përshtatet mirë te Manchester United.

“Të gjithë duhet të jenë të durueshëm. Ai po fiton eksperiencë. Nuk do të ishte një goditje e keqe për United, do të ishte bukur ta shihja atje.

“Është një klub që u jep lojtarëve kohë dhe i bën të ndihen si në familje. Do të ishte e mrekullueshme nëse ai do të luante për Manchester United”, ka përfunduar Forlan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat