Duro: Sa të jem unë Mazrekaj nuk ikën

Futboll

Duro: Sa të jem unë Mazrekaj nuk ikën

Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:00
Duro: Sa të jem unë Mazrekaj nuk ikën

Tirana ka dalë blof për herë të tretë me festën e titullit kampion.

Pas dy humbjeve, këtë herë bardheblutë nuk ia dalin që të fitojnë me Teutën në kryeqytet. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 1-1, teksa Limaj shënoi i pari dhe u mendua se sot do të mbyllej matematikisht historia e vendit të parë. Por Plaku barazoi në minutën e 74 me kokë pas krosimit të saktë të Emiljano Vilës.

Vërtet për t’u përgëzuar Teuta e Arapit që krijoi raste të shumta në sulm, por në disa herë Bekaj dhe në të tjera konkretizimi i pasaktë, bëri që ekipi të dalë me vetëm një pikë nga kjo transfertë që mund të merrej më shumë. Emiljano Vila shpërdoroi edhe një rast të artë nga vetëm pesë metra larg portës. Ndërkohë Laçi po arrin në rrugën e fitores dhe këtë herë mundën Egnatian me shifrat 0-2 falë dopietës së Guindo.

Për t’u përmendur është vepra e Skënderbeut. Të gjithë e llogarisin të rënë në Kategorinë e Parë dhe të dalë jashtë loje, por korçarët jo vetëm që nuk kanë ndërmend të braktisin para kohe kampionatin, por po tregohen kockë e fortë. Skuadra e Gegës ka mundur ekipin më në formë të Superiores, Kastriotin, që kishte 7 fitore radhazi. Korçarët fituan me shifrat 2-0 falë golave të Mensah dhe Pusi. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Duro, tha: “Ishte një fitore e rëndësishme pasi tani kemi bërë hap të sigurt për vendin e dytë. Kishim disa momente në pjesën e parë për të shënuar. Egnatia ishte e kujdesshme dhe në të dytën u futëm me një ritëm tjetër.

Shpresoj që me këtë fitore të jetë gëzuar ai trajneri i Dinamos se ju hap një shpresë për Superligën. Mazrekaj ka edhe një vit kontratë dhe sa të jem unë nuk ikën nga Laçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat