Ancelotti: Këtu mjafton një shkëndijë dhe këtë e di PSG-ja

Futboll

Ancelotti: Këtu mjafton një shkëndijë dhe këtë e di PSG-ja

Më: 5 maj 2022 Në ora: 06:28
Carlo Ancelotti.

Real Madridi është në finalen e Ligës së Kampionëve pas një rikthimi të jashtëzakonshëm kundër Manchester Cityt.

“Los Blancos” e eliminuan skuadrën e Pep Guardiolas me rezultat të përgjithshëm 6-5 dhe reagimi i skuadrës e ka pëlqyer tej mase trajneri Carlo Ancelotti..

Pas ndeshjes ai ka thënë se skuadrës i mjafton një shëkndijë e vogël në “Santiago Bernabeu” dhe se këtë e kanë përjetuar skuadra si PSG dhe të tjera.

"Pak e besuan, por ata që bënë më shumë ishin lojtarët” komentoi Carlo Ancelotti në fund të lojës.

“Në këtë stadium mjafton një shkëndijë. PSG-ja e di, skuadrat e tjera e dinë atë. Të stërvitësh këtë Real Madrid është shumë kënaqësi. Modric, Casemiro dhe Kroos bënë një lojë të shkëlqyer, por për t'u rikuperuar më duheshin karakteristika të tjera dhe Rodrygo, Camavinga dhe të gjithë zëvendësuesit bënë një lojë të shkëlqyer”, tha italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat