Casemiro: Eliminuam një rival të çmendur

Futboll

Casemiro: Eliminuam një rival të çmendur

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:07
Casemiro: Eliminuam një rival të çmendur

Casemiro ka qenë një nga lojtarët që ka vuajtur jo pak përballë Mançester Sitit. Madje, ka rrezikuar të ndëshkohet me kartonë, por gjyqtari Orsato e ka falur.

Pas takimit dhe një tjetër mbrëmjeje historike, braziliani ka folur për mikrofonat e televizionit “Movistar”.

“Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur.

Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë ndjesi pas këtij suksesi. Kemi treguar edhe një herë se çfarë klubi jemi, çfarë skuadre jemi, nuk dorëzohemi kurrë. Kemi eliminuar një klub të madh, një skuadër që luan një futboll të çmendur.

Liverpuli? Nuk kam shumë fjalë, të gjithë e dimë se çfarë rivali do të kemi përballë. Do të jetë një finale madhështore”, ka thënë Casemiro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat