Klubi i madh gjerman ofertë zyrtare për Dybala

Futboll

Klubi i madh gjerman ofertë zyrtare për Dybala

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:09
Klubi i madh gjerman ofertë zyrtare për Dybala

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi pas shtatë sezoneve të kaluara në Torino. 28-vjeçari argjentinas nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit në lidhje me rinovimin.

Në fund të sezonit del lojtar i lirë, kështu që do të zgjedhë pa probleme ekipin e ardhshëm. Ofertat nuk i mungojnë, në Itali janë të bindur që argjentinasi do të transferohet tek Interi.

Por, e vetmja ofertë zyrtare deri tani është ajo e Borussia Dortmund. Corriere dello Sport shkruan se verdhezinjtë gjermanë ofrojnë 4.5 milionë euro në sezon si pagë dhe një rol qendror si imazh i klubit.

“Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me ndonjë klub, i mohoj zërat që qarkullojnë”, deklaroi ditën e djeshme agjenti i lojtarit latin. Propozimi Dortmund e tundon, por Dybala do të vendosë në fund të sezonit se ku do të vijojë karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat