Rangers dhe West Ham synojnë përmbysjet

Futboll

Rangers dhe West Ham synojnë përmbysjet

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:10
Rangers dhe West Ham synojnë përmbysjet

Europa League do të mësojë sonte dy skuadrat finaliste. Shumë mundësi ka të shijojmë një finale gjermane, por mund të jetë edhe një derbin ishullor. Leipzig vuajti në takimin e parë ndaj Rangers, por ia doli të korrë një sukses minimal 1-0.

Gjithsesi, kampionët e Skocisë do të kërkojnë fitoren dhe kualifikimin me ndihmën e tifozëve të zjarrtë të “Ibrox Stadium”. Përballja e dytë gjysmëfinale fillon në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Supersport 4.

Sfida tjetër është Eintracht Frankfurt-West Ham. Gjermanët po shkëlqejnë këtë edicion në Europa League. Triumfi 1-2 në Londër afron Eintrachtin me finalen e 18 majit në “The Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas.

Pavarësisht humbjes në shtëpi, djemtë e David Moyes nuk janë dorëzuar dhe besojnë te përmbysja e madhe në tokën gjermane, ndeshje që mund ta ndiqni në Supersport 3, duke filluar prej orës 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat