Po lufton me Milanin për titullin kampion

Futboll

Po lufton me Milanin për titullin kampion

Më: 5 maj 2022 Në ora: 17:13
Po lufton me Milanin për titullin kampion

Simone Inzagi ka shansin që të fitojë tripletën kombëtare, pasi pas Superkupës së Italisë në janar, tani do të luajë edhe finalen e Kupës, ndërkohë që në kampionat lufton akoma për titull.

Interi ka bërë mirë nën urdhrat e ish-trajnerit të Lacios edhe në Europë ku arriti fazën e 1/8-ave në Champions League.

Të gjitha këto e kanë dërguar më pranë rinovimit teknikun që ka fituar besimin e presidentit Zhang, edhe pse muajt e fundit ishte vënë në dyshim pas rezultateve negative.

Zgjatja deri në 2024 me opsion edhe për një vit tjetër, që do të sjellë 5.5 milionë euro në vit, është qartazi shenjë e vlerësimit për teknikun, i cili aktualisht fiton 4 milionë euro, kur ka edhe një vit kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat