Batatina sot ka rrezikuar

Futboll

Batatina sot ka rrezikuar

Më: 5 maj 2022 Në ora: 18:27
Batatina sot ka rrezikuar

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se sot ka rrezikuar duke iu dhënë hapësirë lojtarëve të ri.

“Mendoj që tërë javën kemi punuar t’i japim hapësirën lojtarëve të ri, jam mundu të marrim një pikë të sigurojmë Evropën. Sot kam rrezikuar duke iu dhënë hapësirë disa lojtarëve të ri, ndaj Ulpianës kam bërë të njëjtën gjë, aty kemi fituar, sot jo.

Ky është futbolli, në ndeshjen e ardhshme do të kërkojmë pikët e plota ndaj Gjilanit. Për ne me rëndësi është Kupa e Kosovës, është jetike”, tha fillimisht Batatina për Art Sport.

“Na pret një ndeshje e zjarrtë me Gjilanin në ‘Zahir Pajaziti’. Djemtë kanë luajtur mirë. Ndaj Gjilanit do të luajmë me ekipin e parë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat