Mourinho arrin një rekord të ri

Futboll

Mourinho arrin një rekord të ri

Më: 6 maj 2022 Në ora: 08:32
Jose Mourinho

Jose Mourinho arrin një rekord të ri pas kalimit të Romës në finale të Konferencë Ligë.

Roma mposhti Leicester City në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Kështu lojtarët e Mourinhos kaluan në finale për tu përballur me Feyenoord.

Pas këtij suksese, ‘Special One’ bëhet trajneri i parë që arrin në finalen e një gare të madhe evropiane me katër klube të ndryshme.

Pasi më parë e ka bërë me Porton dhe Interin në Ligën e Kampionëve, Manchester United në Evropa Ligë dhe tani me Romën në Konferencë Ligë.

Roma do të takohet me Feyenoord më 25 maj në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat