Mourinho emocional pas kalimit në finale

Futboll

Mourinho emocional pas kalimit në finale

Më: 6 maj 2022 Në ora: 08:48
Jose Mourinho

Mourinho emocional pas kalimit në finale: Kjo për ne është Liga e Kampionëve 

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, tha se ishte shumë emocional pas fitores së skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës së Evropës ndaj Leicester Cityt të enjten.

Klubi italian do të përballet me Feyenoord në finalen inauguruese më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “Air Albania".

Mourinho është trajneri i parë që arrin në finalen e një kompeticioni të madh evropian me katër klube të ndryshme.

“Jam shumë emocionues. Kjo për ne është Liga jonë e Kampionëve,” tha Mourinho pasi skuadra e tij fitoi 2-1 në total.

“Kur punon në Romë, jeton në Romë dhe merr frymë në Romë, merr frymë nga ky klub sepse është klubi i vërtetë i qytetit”, vazhdoi ai.

Mourinho udhëhoqi Interin dhe Porton drejt titujve të Champions League, përpara se të fitonte Europa League me Manchester United në vitin 2017.

Ai iu bashkua Romës në maj 2021 dhe është hera e parë që ata kanë arritur një finale në kompeticionet evropiane që nga viti 1991 kur ishin nënkampione në Kupën UEFA.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat