Shqiptarit pas problemit me të dashurën, vjen goditja e radhës për të

Futboll

Shqiptarit pas problemit me të dashurën, vjen goditja e radhës për të

Më: 6 maj 2022 Në ora: 13:31
Shqiptarit pas problemit me të dashurën, vjen goditja e radhës për të

Ashtu si jeta private, edhe karriera futbollistike po i shkon përmbys Mërgim Berishës.

Fenerbahçe ka vendosur të ndahet me gjashtë lojtarë, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Kosovës, pasi që ata nuk i përshtaten strukturës së ekipit.

Për këtë siguron mediumi turk “Fanatik”.

Përfaqësuesi i të rinjve të Gjermanisë së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pas akuzave për sulm fizik ndaj të dashurës së tij, Vesa Vllasaliu, të cilin e goditi dhe nuk e lejoi t’i merrte gjësendet e saj nga banesa ku po bashkëjetonte çifti.

Fenerbahçe, e cila po planifikon të bëjë revolucion gjatë verës, do të ndahet me gjashtë lojtarë, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Kosovës.

Ai i ka zhvilluar 22 ndeshje me ekipin Verdhekaltër, duke i realizuar 4 gola dhe ndërkohë i ka bërë edhe 2 asistime.

Klubi turk do të merret vesh me lojtarët që kanë ende kontratë, për ta ndërprerë atë me marrëveshje të dyanshme, ndërsa Berishës i duhet ta kërkojë një klub të ri verën që vjen.

Berishës i është ndaluar të takohet dhe ta kontaktojë në çfarëdo forme për dy muaj të dashurën e tij, e cila e denoncoi në polici për sulm fizik.

Nëse e bën një gjë të tillë, ai rrezikon të burgoset deri në 1 muaj.

Berisha akuzohet për dhunë fizike, kërcënim dhe konfiskim të gjërave, ndaj të dashurës së tij, modeles Vesa Vllasaliu, me të cilën po planifikonin të martoheshin, por gjithçka u prish pas një mosmarrëveshjeje në mes të çiftit, i cili po bashkëjetonte nga shtatori i vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat