Nagelsman dënon lojtarët pas pushimeve

Futboll

Nagelsman dënon lojtarët pas pushimeve

Më: 6 maj 2022 Në ora: 14:27
Nagelsman dënon lojtarët pas pushimeve

Bajerni do të luajë të dielën një ndeshje pa shumë rëndësi nga ana sportive, por shumë të rëndësishme për sa i përket rivendosjes së dinjitetit si klub. Mënyra se si u mund në Mainc javën e kaluar nuk i pëlqeu aspak trajnerit. Nagelsman njoftoi se ai nuk do të shpjegonte publikisht çfarë do t’u thoshte lojtarëve që u larguan në Ibiza, por do të fliste qartë në dhomat e zhveshjes.

Ai e tha dhe u bë! Sipas informacioneve të “Sport1”, 34-vjeçari ka ngritur tonet në stërvitjen e djeshme duke i kërkuar skuadrës që dy ndeshjet e fundit të fitohen me lojë të bukur për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë sezonit. Një nga këta kritikë ishte dhe trajneri i Hertës, Feliks Magath. Ish-trajneri i Bajernit ngriti akuza të rënda ndaj skuadrës së Julian Nagelsmanit.

Ka pasur edhe kritika më pas për udhëtimin në Ibiza, për të cilin një pjesë e madhe e ekipit ishte larguar menjëherë pas ndeshjes në Mainc, veçanërisht nga Lotar Mateus. Ndërkohë që drejtori sportiv tha për mediat gjermane:

“Udhëtimi ishte një mënyrë për ndërtimin e ekipit të ardhshëm. Nëse do të kishim fituar në Mainc, ky udhëtim nuk do të ishte përfolur kaq shumë, – tha Brazo.

Është absolutisht e qartë se lojtarët tanë do të japin gjithçka të dielën kundër Shtutgartit për ti dhënë një fund të bukur sezonit si kampionë në stadiumin e tonë”. Kështu që Nagelsman po mendon që të hedhë në fushë të gjithë titullarët për të bërë mbylljen perfekte të sezonit edhe pse është edhe një javë për t’u luajtur pas sfidës ndaj Shtutgartit.

Bajerni do ta mbyllë kampionatin në transfertën e Volfsburgut edhe pse ndeshja do të luhet vetëm për statistikë nga skuadra gjermane. Ndërkohë që shumë nga titullarët e së dielës do të lihen të lirë për të nisur pushimet, trajneri pritet të aktivizojë në Volfbsurg një skuadër me lojtarë të rinj.

Gjithsesi, njolla e Ibizës nuk do të zhduket lehtësisht për klubin gjerman, i cili duhet të rregullojë imazhin përpara tifozëve të tij duke nisur nga ndeshja e radhës ndaj Shtutgarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat