Legjenda nuk mendon më për sportin

Futboll

Legjenda nuk mendon më për sportin

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:59
Legjenda nuk mendon më për sportin

Legjenda Andriy Shevchenko është përqendruar aktualisht vetëm te lufta në të cilën është përfshirë vendi i tij i lindjes, Ukraina.

Në një intervistë të fundit, ish-sulmuesi i Milanit, theksoi se për momentin nuk mund të mendojë për sportin pasi në mendjen e tij është kontributi për bashkëkombasit, ndërsa vetëm kur të arrihet paqja do të mendojë për karrierën personale.

“Në këtë moment, unë jam i përqendruar vetëm në projekte për të ndihmuar vendin tim.

Shpresoj shumë që të rikthehet sa më shpejt paqja dhe njerëzit të jetojnë sërish të lumtur në shtëpitë e tyre.

Vetëm pasi të arrihet ky objektiv, unë mund të rikthehem dhe të mendoj për karrierën time”, u shpreh Shevchenko.

Kujtojmë se Sheva i është futur botës së trajningut prej disa vitesh teksa ka stërvitur kombëtaren e Ukrainës ndërsa eksperienca e fundit për 45-vjeçarin ishte me Genoan në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat