Në Tiranë “mbush” 300 ndeshje

Futboll

Në Tiranë “mbush” 300 ndeshje

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:17
Në Tiranë “mbush” 300 ndeshje

UEFA Conference League ka mbërritur në “stacionin” e fundit dhe tashmë finalja e parë në historinë e këtij kompeticioni është në horizont.

Në Tiranë do të zbresin dy “pesha” të rënda të futbollit europian, Roma dhe Feyenoord.

Italianët do të kërkojnë trofeun e parë në tokën europiane të një rëndësie të tillë, pasi në krahun tjetër, holandezët ndryshe nga “verdhë e kuqtë”, në të kaluarën e kanë shijuar diçka të tillë.

Roma, me një histori 94-vjeçare, me 3 tituj të Serie A, 9 Kupa dhe 2 Superkupa italiane, në “Air Albania” do të luajë ndeshjen numër 300-të në arenën europiane. Një shifër e jashtëzakonshme, duke lënë pas edhe skuadrën nga Roterdami (Feyenoord do të luajë ndeshjen numër 274 në histori).

Roma në këtë sezon të Conference League ka zhvilluar në total 14 sfida, ndërsa në të kaluarën, numëron edhe 285 takime në Europë. 111 prej tyre i ka luajtur në Champions, ndërsa 145 në Europa League dhe 29 të tjera në ish-kompeticionin Kupa e Kupave. Në total, Roma në 299 takime, ka koleksionuar 140 fitore, 67 barazime dhe 92 humbje, duke shënuar 470 gola, ndërsa ka pësuar 344 gola.

Tani mbetet për t’u parë nëse, Roma e Jose Murinho-s do të arrijë të festojë ndeshjen e 300-të në Europë me trofeun e parë në kontinentin e vjetër, me sfidën e 25 majit në “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat