Martinez: Për ne ishte e rëndësishme kjo fitore

Futboll

Martinez: Për ne ishte e rëndësishme kjo fitore

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:43
Martinez: Për ne ishte e rëndësishme kjo fitore

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, duke folur për ‘DAZN’ pas fitores kundër Empolit, është shprehur i lumtur me tre pikëshin e marrur në këtë sfidë në rrugën për titull të kampionit.

‘Nerazzurët’ sonte mposhtën Empolin, me rezultat 4-2, derisa Martinez realizoi dygolësh.

“Ne nisem mirë lojën, megjithatë, pranuam dy gola, por më pas bëm punë të mirë ekipore. Në fund ne fituam”, tha Martinez.

“Goli i parë ishte i vështirë, sepse kisha një mbrojtës përpara dhe topi ishte i ngadalte”.

Sulmuesi argjentinas mendon se kjo fitore ishte e rëndësishme për skuadrën e tij në garën për Scudetto.  

“Për ne ishte e rëndësishme kjo fitore. E kemi thënë prej kohësh ne çdo javë duhet të japim maksimumin sepse jemi duke luftuar për titull. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë, të bëjmë punën tonë”, theksoi Martinez.

Pas fitores ndaj Empolit, Interi kryeson tabelën në Serie A me 78 pikë të tubuara, një më shumë se Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat