Kryeziu: Na pret një ndeshje e vështirë

Futboll

Kryeziu: Na pret një ndeshje e vështirë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:11
Kryeziu: Na pret një ndeshje e vështirë

Optimist u shpreh futbollisti i Dritës së Gjilanit, Almir Kryeziu, i cili theksoi se në çdo ndeshje të mbetur kampionale do ta japin maksimumin. 

Ai shpreson se do të fitojnë në duel me Dukagjinin, në takimin që luhet sot në orën 15.00.

“Na pret një ndeshje e vështirë, sepse KF Dukagjini po kalon një formë të mirë dhe kanë lojtarë cilësorë dhe me përvojë. Por, besoj që me përgatitjet që i kemi bërë këto ditë të marrim fitore dhe këto tri pikë”, deklaroi Kryeziu.

Sa i përket formacionit, kryetrajneri i Dritës Nuhiu theksoi se nga ndeshja në ndeshje kemi bërë ndryshime, por skuadra duhet ta ruajë formën edhe për ndeshjen finale të Kupës.

Sipas tij, në tri ndeshje të fundit Drita do të mundohet të marrë maksimumin dhe do ta rrespektojë kampionatin.
Në ndeshjen e sotme do të mungojnë Muharrem Jashari, Arbnor Muja po stërvit me grupin por ende nuk është gati, ndërsa gjatë ditës ka pasur disa shqetësime edhe kapiteni, Ardian Limani.

Ndeshja e xhiros së 34-të, FC Drita – KF Dukagjini zhvillohet sot, e diele , ora 15:00 stadiumi me bari sintetik (te rrethi) në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat